Portugalia mbetet pa trajner, Roberto Martinez largohet pas dështimit në Botërorin 2026

0
62

Roberto Martinez nuk do të jetë më përzgjedhës i Portugalisë. Eliminimi i kombëtares portugeze nga Spanja me rezultat 1-0 në fazën e 1/16 së finales të Botërorit 2026 i ka dhënë fund aventurës së teknikut spanjoll në stolin e “Luzitanëve”.

Martinez e drejtoi Portugalinë për më shumë se tre vjet, duke fituar UEFA Nations League dhe duke regjistruar rezultate pozitive në kompeticionet ndërkombëtare. Megjithatë, dështimi në Kupën e Botës ka mbyllur ciklin e tij në krye të përfaqësueses, shkruan 04 Online.

Tashmë, Federata Portugeze e Futbollit pritet të nisë kërkimet për një trajner të ri, i cili do të ketë detyrën të ndërtojë skuadrën për sfidat e ardhshme, me fokus kualifikimet për Euro 2028./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here