Por prisni kjo nuk është e tëra, vazhdon drama mes Sara Hoxhes dhe Dafina Zeqirit

0
279

Nëse keni menduar se drama mes Dafina Zeqirit dhe Sara Hoxhës ka mbaruar, e keni gabim.

Vajzat janë “rindezur” përsëri me thumbat ndaj njëra tjetrës në Instagram.

Sara ditë më parë publikoi në Instagram një postim të Drake, aty thuhet se:

“Të më bëje block pasi më bëre diçka të keqe, nuk do të thotë që më bllokove mua, por veten. Në fakt, është gjëja më e mirë që të kam parë të bësh”. Sara e publikoi në Instastory dhe shkroi: “Ah, Drake”.


Kjo gjë shkoi në veshët e Dafinës, e si shkoi nuk dihet, pasi nëse e mbani mend dramës mes tyre, ato nuk e ndjekin njëra tjetrë, gjithsesi kjo është një pjesë tjetër.

Reagimi i Dafinës ishte ky

“Ah, block direkt dhe fshije/ Thuaji që ta provojë këtë me dikë tjetër”.

Drama e tyre nisi nga Ledri, i cili atë kohë komentoi në një postim të Dafinës, ku këngëtarja pyeste se cila ishte pjesa e preferuar e këngës së saj.

Ledri kishte komentuar pjesën “T’i kom dhon krejt” (varg i përdorur edhe në këngën e tij) dhe më pas, e fshiu komentin.

Por, mesa duket ky koment ishte mollë sherri edhe për çiftin Sara – Ledri, burime pranë çiftit thonë se ata po përjetojnë një krizë dhe janë në prag të ndarjes./Arbresh.info/

Leave a Reply