Policia e Kosovës së shpejti do të pajiset me kamera të trupit

0
307
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës pritet të blejë kamera, të cilat pjesëtarët e saj do t’i mbajnë në trup, mbi uniformë.

Për këtë qëllim, Policia ka ndarë 18,480 euro.

Kjo u bë e ditur sot nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik “e-prokurimi”.

Për këtë aktivitet të prokurimit përdoret procedurë e hapur e prokurimi me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.

Nëpërmjet këtij tenderi, Policia e Kosovës pritet të furnizohet me 30 copë kamera të trupit dhe 40 copë SD CARD.

Data 24 gusht 2022 është caktuar edhe afati deri kur mund të ofertojnë kompanitë e interesuara për këtë aktivitet të prokurimit. /Telegrafi/

Leave a Reply