Policia e Kosovës me zyrtar ndërlidhës në EUROPOL

0
132

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësinë e bashkëpunimit me policët ndërkombëtar, konkretisht me EUROPOL, tani kanë dërguar atje dhe zyrtarin e parë ndërlidhës.

Bashkëpunimi me EUROPOL ndihmon dhe ndikon në lehtësimin e komunikimit dhe krijimit të një partneriteti të drejtpërdrejtë, duke përfshirë edhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet EUROPOL-it dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, në angazhimin e vazhdueshëm të luftës së përbashkët kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe të gjitha formave tjera të krimit.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Leave a Reply