Policia e Kosovës me plan operativ për kontrollimin e rripit të sigurisë, shqiptoi 1486 gjoba

0
107
Foto: Ilustrim

“Kontrolli i përdorimit të rripit të sigurisë” është njëri prej akiviteteve që po zhvillohet nga Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore).

Duke filluar nga data 6 mars deri më 12 të po këtij muaji, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën dhe kontrollimin në të gjitha rrugët e vendit, në fokusin e të cilëve ishte kontrollimi i rripit të sigurisë.

Me këtë rast, njësitë e trafikut të angazhuar në këtë plan kanë realizuar 1,295 pika të kontrollit të mjeteve, ku janë kontrolluar 7,877 automjete dhe për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 1,486 gjoba.

Mund të jetë një imazh i 1 person, makinë dhe rrugë
Mund të jetë një imazh i 1 person, makinë dhe rrugë
Mund të jetë një imazh i makinë dhe rrugë

Leave a Reply