Pochettino largohet me miliona në xhep nga PSG-ja, kërkon edhe bonuset

0
173

Largimi i Mauricio Pochettinos nga Paris Saint-Germain ende nuk është bërë zyrtare, pasi midis trajnerit dhe klubit nuk është gjetur gjuha e përbashkët në aspektin financiar.

Mediat kanë raportuar se palët janë afër një marrëveshjeje për një paketë shpërblimi prej 15 milionë eurosh, por pengesa është një pagesë shtesë prej 2 milionë eurosh të cilën ish-trajneri i Tottenhamit beson se i takon ta marrë.

“L’Equipe” raporton se mosmarrëveshja qëndron te bonuset, në bazë të performancës, që janë të përfshira në kontratën e argjentinasit dhe kjo pagesë nuk është përfshirë si pjesë e shpërblimit të ndërprerjes së kontratës.

50-vjeçari zëvendësoi Thomas Tuchelin në muajin janar të sezonit 2020-2021. Në sezonin e fundit ai fitoi titullin kampion në Francë, por ai dështoi në Europë, pasi u eliminua nga Reali i Madridit.

Christophe Galtier do të zëvendësojë Pochettinon në “Parc des Princes”. Megjithatë, zyrtarizimi i trajnerit nuk ka ardhur ende.

Leave a Reply