Përurohet laboratori biokimik – hematologjik në spitalin e Prizrenit

0
290

Drejtues të ShSKUK-së dhe të Spitalit të Prizrenit kanë përuruar të mërkurën laboratorin biokimik-hematologjik në këtë spital.

Sipas tyre rinovimi i këtij laboratori ka mundësuar kushte më të mira për punonjësit shëndetësorë dhe pacientët që marrin shërbime në të.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Prizrenit, Hasan Arzoallxhiu ka pranuar se kushtet në këtë laborator nuk kanë qenë të mira dhe se për këtë arsye ka pasur kritika edhe nga Inspektorati sanitar, ndëkohë që tani mund të ofrohen shërbime më të mira për pacientët e këtij Spitali.

Ushtruesja e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Narqize Arënliu Hoxhaj ka theksuar se gjendja në laborator ka qenë e vështirë edhe për punonjësit dhe se tani ato janë përmirësuar.

Shefja e laboratorit, Shpresa Elshani ka theksuar se pas rinovimit janë përmirësuar kushtet e punës dhe cilësia e qasjes për pacientët.

Drejtori i Administratës së Spitalit të Prizrenit, Osman Hajdari ka pohuar se ky projekt mundëson ngritjen e cilësisë së shërbimeve.

Sipas zyrtarëve të Spitalit projektet në këtë institucion shëndetësor do të vazhdojnë dhe do të ketë trajtim të barabartë për secilin qytetar./TvPz

Leave a Reply