A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kopsat janë të vendosura gjithmonë në anën e majtë në këmishët e grave dhe pse në anën e djathtë për burra?
Kjo çështje nxit mendime të ndryshe.
Një përdorues i Quora-s, shpërndau me përdoruesit e tjerë mendimin e tij, ku thoshte se pullat e veshjeve për burra ishin të vendosura në anën e djathtë në mënyrë që ata t’i kapnin armët më lehtë gjatë një dyluftimi.
Dikush tjetër shtoi se ishte “më e lehtë dhe shumë më e shpejtë të përdornin dorën e majtë për të zbërthyer kopsat”.
Burrat e pasur në kohët gotike zakonisht mbanin shpata të rënda – kryesisht në duart e djathta, përgjatë përgatitjes për të shkuar në luftë.
Në anën tjetër, disa mendojnë se gratë i mbanin foshnjat e tyre në krahun e majtë, duke e lënë të lirë krahun e tyre të djathtë, njëkohësisht duke e lënë të lirë për t’a përdorur për punë të tjera dorën e tyre më të fortë.
Ka të tjerë që mendojnë se ndryshimi filloi gjatë periudhës së emancipimit të grave, kur ato filluan të vishnin pantallona.
Ndërsa revista amerikane “The Atlantic”, tha se për shkak që ushtria franceze e bullizoi e u tall me pozën e Napoelon Bonapartes ku shihet dukë mbajtur një dorë nën kopsa, ai vendosi që të urdhëronte që kopsat në këmishët e grave të ishin në anën e kundërt me ato të burrave.
Po ashtu, gratë e pasura nuk visheshin vetë. Meqë ato i vishnin shërbëtoret e tyre, dhe të shumica e njerëzve, po edhe e grave ishin djathtakë, ishte më e lehtë të të vishnin nëse personi ishte në anën e kundërt, pra nga ana e majtë. Pra, te të pasurit, kopsat në anën e djathtë, ua lehtësonte shërbëtoreve t’i vishnin gratë për të cilat punonin.
Kjo praktikë ndaloi, por nuk është se vendosja e kopsave në anë të kundërta ndërroi ndonjëherë.