Dy ditë para zgjedhjeve presidenciale, Florentino Perez ka ndezur atmosferën në Madrid duke paralajmëruar një verë të nxehtë në tregun e transferimeve.
Presidenti i Real Madridit konfirmoi indirekt afrimet e Jose Mourinhos, Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries, por la të kuptohet se klubi po përgatit edhe një transferim rekord, shkruan 04 Online.
“Mund t’iu flas për tre blerje, Mourinho, Konate dhe Dumfries, por do të ketë edhe të tjerë. Të martën do të bëjë një ofertë zyrtare për një lojtar që luan për një klub në Champions. Do të jetë oferta më e lartë që Real Madrid ka bërë ndonjë herë për ndonjë lojtar, do të jetë një transferim rekord prej 150 milionë euro. Është një lojtar që luan në mesfushë dhe sulm, nuk luan në Premier League, nuk është as Haaland, as Doku e as Olise, por është një lojtar i kalibrit C.Ronaldo”.
Perez foli edhe për skuadrën aktuale, duke siguruar se largime të mëdha nuk priten.
“Kemi lojtarë fantastik, një grup që do ta dëshironte çdo skuadër në botë. Ju siguroj që këto yje nuk do të largohet nga Reali”.
Ndërkohë, emri i lojtarit misterioz mbetet ende i pazbuluar, ndërsa mediat spanjolle kanë nisur spekulimet për disa yje të mëdhenj evropianë./04 Online















































