Për katër muaj 18 çifte i dhanë fund martesës në Prizren

0
60

“Derisa vdekja të na ndajë!”, është fjalia më e ëmbël që dëgjohet kur një çiftë kurorëzon dashurin e tyre me martesë. Por, shumë çifte vendosin të ndahen nga partneri apo partnerja para se vdekja t’i ndajë. Në Kosovë vetëm brenda katër muajve 480 çifte i dhanë fund martesës së tyre.

Sipas të dhënave në Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm në muajin janar të këtij viti 119 çifte kanë finalizuar me divorc marrëdhënien e tyre, kurse në shkurt 122 çifte, në mars 103 çifte dhe në prill 136 çifte.

“… sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin prill janë 136 raste, krahasuar me muajin mars kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (32.0%). Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin prill janë 1266 raste, krahasuar me muajin mars kemi rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-12.2%)”, ka treguar ASK.

Shkurorëzime më së shumti ka pasur në komunën e Prizrenit me gjithësej 18 çifte, i kanë dhënë fund martesës, më pas radhitet Gjakova me 13 çifte të ndarë dhe Vushtrria me Ferizaj me nga 10 çifte të ndarë gjatë këtij viti.

Ndërsa, komuna me më së paku ndarje martesore janë Kaçaniku dhe Dragashi me zero shkurorëzime, duke përfshirë këtu edhe komunat me shumicë serbe.

NumërI i ndarjeve në Kosovë për vititn 2022 është shumë i lartë në krahasim me shifrat e dy viteve më parë.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë shënuar 280 raste të shkurorëzimit, që tregon shifër gati të njëjtë me dy muajt e parë të vitit 2022.

Kurse, në vitin 2020, sipas ASK-së, janë regjistruar gjithsej 220 raste të ndarjes mes çifteve.

Ndarje të çifteve ka pasur edhe gjatë vitit të kaluar, por që numri ishte më i vogël./Insajderi.org

Leave a Reply