Paratë false i bëjnë telashe bankave në Kosovë – zbulohet një rast në Prizren

0
204

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar janë ato prej 50 dhe 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Në Prizren është zbuluar se një person ende i paidentifikuar ka deponuar në bankomatin e bankës ‘Raiffeisen’ mbi 1 mijë euro false. I dyshuari ka deponuar dy kartëmonedha nga 500 euro dhe një 100 euro, të cilat janë sekuestruar nga Policia.

Me urdhër të prokurorit, kanë nisur hetimet veç e veç për rastet e mësipërme nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikim i parasë’.

Leave a Reply