Paralajmëron Kryeziu, me vetfinancim synon vendosjen e shkronjave “UÇK” në hyrje të çdo shkolle në Prizren

0
86

Pas vendosjes së tri shkronjave të arta “UÇK” në Kalanë e Prizrenit, ideatori dhe implementuesi i këtij projekti, Mahmut Kryeziu, ka paralajmëruar një iniciativë të re që synon të shtrihet në institucionet arsimore të komunës, shkruan 04 Online.

Siç ka mësuar 04 Online, Kryeziu ka bërë të ditur se projekti i radhës parasheh vendosjen e tri shkronjave të arta “UÇK” në dyert hyrëse të secilës shkollë në territorin e Komunës së Prizrenit.

Sipas tij, ky projekt do të realizohet përmes vetfinancimit, duke e konsideruar atë si një nismë që lidhet me ruajtjen dhe promovimin e vlerave historike e kombëtare.

Mbetet të shihet se kur do të nisë realizimi konkret i projektit dhe nëse do të ketë koordinim institucional për implementimin e tij në objektet shkollore./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here