Osmani dhe Kurti udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

0
208

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C.

Kështu ka njoftuar zyra e presidentes Osmani.

Sipas njoftimit dy krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim./Kallxo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here