Nxënësi 16 vjeçar kapet me drogë në Prizren

0
309
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës e ka kapur një nxënës me substanca narkotike para disa orësh, në rrugën “Hoxha Tahsini”, në Prizren.

Gjatë zbatimit të kundër drogave, Sinjali mëson se është ndaluar një nxënës i shkollës së mesme, te i cili gjatë kontrollit për gjësende të kundërligjshme i është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një pako me rizlla.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi i dyshuar një 16-vjeçar, i cili pasi u ndalua është shoqëruar në zyrat e Drejtorisë Rajonalë të Policisë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Kujtojmë se përdorimi i substancave narkotike ka shënuar ngritje viteve të fundit, por rritje e përdoruesve të këtyre substancave është shënuar edhe në mesin e të rinjve, ku dhjetëra raste të tilla raportohen çdo javë nga Policia.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Leave a Reply