Nuk vini re asnjë rezultat? Këto janë gabimet që po bëni gjatë kujdesit të lëkurës

0
216

Nëse keni kohë që praktikoni të njëjtën rutinë ose nëse e ndryshoni vazhdimisht pasi nuk ju jep asnjë rezultat, ndoshta mënyra e aplikimit është e pasaktë.

Në vijim ne dëshirojmë të ndajmë me ju disa nga gabimet kryesore që të gjithë kemi bërë të paktën njëherë në jetë:

Nuk i vendosni produktet në kohën e duhur

Koha e aplikimit është e rëndësishme. Nëse rutina juaj e mëngjesit dhe darkës janë shumë pranë njëra tjetrës, lëkura nuk ka kohë të mjaftueshme të mësohet me secilin regjim. Dermatologët sugjerojnë invervalin 12 orë si idealin pasi lëkura ka kohën e mjaftueshme të mësohet e të përthithë secilin produkt.

Nuk i vendosni produktet në rradhën e duhur

Sigurohuni që produktet po i aplikoni sipas rradhës që duhet. Qëllimi është që produktet të vendosen në lëkurë sipas peshës molekulare, nga e vogla deri tek më e madhja. Kështu, rradha e duhur është pastrues, toner, serum dhe hidratues.

I vendosni produktet menjëherë njëra pas tjetrës

Prisni 60 deri në 90 sekonda ndërmjet aplikimit të çdo produkti. Dermatologët shpjegojnë se vendosja e tyre shumë shpejt e bën aplikimin jo efektiv, pasi produktet nuk mund depërtojnë në shtresën sipërfaqësore dhe të bëjnë magjinë e tyre. Idealja është të masazhoni kremin dhe serumin për 60 sekonda në të gjithë fytyrën përpara se të vendosni kremin e rradhës.

Flini menjëherë pas aplikimit

Produktet e kujdesit të lëkurës mund të transferohen në këllëfën e jastëkut nëse bini menjëherë për të fjetur sepse secilit krem i duhet kohë që të përthithet nga lëkura. Ne ju rekomandojmë që pas larjes së fytyrës, ta filloni rutinën e kujdesit për veten më herët dhe më pas të merrni pak kohë për t’u relaksuar. I rëndësishëm është edhe materiali i jastëkut. Mëndafshi dhe sateni janë të butë me lëkurën dhe nuk thithin aq lagështi sa pambuku.

Nuk dini rregullat e retinolit

Njerëzit të cilët kanë probleme me aknet, kanë gjetur zgjidhje me retinolin, por ndonjëherë harrojnë se ai ka rregulla specifike. Dermatologët rekomandojnë “metodën sanduiç” gjatë përdorimit të tij. Konkretisht, aplikoni kremin ​​hidratues, prisni derisa të përthithet, aplikoni retinolin dhe më pas shtoni një shtresë tjetër hidratuesi. Në këtë mënyrë, faza e parë e hidratimit do shërbejë si mbrojtës i lëkurës nga acarimi, ndërsa faza e dytë do japë lëkurës gjallëri. 

Leave a Reply