Ngasësit në Prizren i merret patentë shoferi për një vit dhe i shqiptohet gjoba 500 euro për tejkalim të shpejtësisë

0
289

Policia e Kosovës me qëllim që të krijoj siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve mban pika të kontrollit në vende dhe kohë të ndryshme, thuhet në njoftim, përcjell 04 Online.

“Në kuadër të një pike të rregullt të kontrollit, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri, me datë 11 mars 2023 në Prizren një ngasësi për tejkalim të shpejtësisë, në zonën urbane ku kufizimi shpejtësisë ishte 40 km/h, i ka shqiptuar gjobë prej 500 (pesëqind) euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 1 viti.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply