Neymari pranë vendimit të madh, pensionimi nga futbolli mbetet një opsion

0
41

Neymari mund t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, pasi mediat braziliane raportojnë se pensionimi është një nga opsionet që ai po shqyrton pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës.

34-vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e Santosit, nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen, ndërsa raportohet se po kalon disa ditë pushimi me familjen në Florida.

Sipas raportimeve, për Neymarin ekzistojnë tre skenarë: rikthimi te Santosi, transferimi në një kampionat me më pak presion ose pensionimi nga futbolli.

Pas eliminimit, sulmuesi brazilian la të kuptohej se aventura e tij me Kombëtaren ka përfunduar, kur deklaroi: “Gjithçka nisi këtu, në ‘MetLife Stadium’, dhe këtu përfundoi. Tani ka marrë fund”.

Ndërkohë, babai i tij i ka bërë thirrje të mos tërhiqet nga futbolli, duke shkruar në rrjetet sociale: “Pikërisht sepse besoj në ty, dua të të bëj një kërkesë si baba. Bir, vazhdo të luash futboll. Gjeje sërish kënaqësinë që të jep topi në këmbë. Gjeje sërish buzëqeshjen në fushë. Sot je i shëndetshëm. Zoti të ka dhënë edhe një herë mundësinë për të bërë atë që ke dashur gjithmonë. Shijoje futbollin.”/04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here