Neymar Jr debtuon me Santosin, shpallet “lojtari i ndeshjes”

0
97

Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Neymar Jr ka debutuar me Santosin në ndeshjen ndaj Botafogos, e cila u mbyll me shifrat 1:1.

Neymar u fut në lojë në minutën e 46’të të pjesës së dytë dhe bëri super paraqitje, shkruan Indeksonline

Madje, ish-lojtari i Barcelonës u shpall më i miri në këtë përballje.

“Sado i keq që ishte rezultati, sot ishte një ditë shumë e veçantë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë tuaj dhe që na inkurajuat deri në fund.

“Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për të gjithë mbështetjen e tifozëve tanë, sepse me ju jemi më të fortë.

“Shumë i lumtur dhe i emocionuar që jam rikthyer, do të jap më të mirën time, pasi gjithmonë dua ta vendos Santosin në krye”, u shpreh pas ndeshjes Neymar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here