Në Shirokë të Suharekës gjendet pa shenja jete një grua

0
318

Gjatë ditës së djeshme një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Shirokë të Suharekës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje paradite.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN Fsh. Shirokë, Suharekë 19.08.2022 – 11:24. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Leave a Reply