Në prag të zgjedhjeve, Escobar nesër në Shqipëri- takohet me Ramën dhe Begajn

0
99

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar do të vizitojë nesër Tiranën.

Vizita e Escobar-it vie pikërisht në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri.

Escobar pritet të qëndrojë në Tiranë nga 11 deri më 13 prill, me një agjendë tejet të ngjeshur.

Fillimisht ai pritet që të takojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si dhe presidentin, Bajram Begaj.

Kurse nga opozita, Escobar do të takohet me Enkelejd Alibeajn.

Ashtu siç është është pritur, Escobar nuk do të ketë asnjë takim me Sali Berishën, të cilin Amerika e ka shpallur non-grata.

Leave a Reply