KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa vende nuk do të ketë rrymë.
Ky është orari:
Prizren
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 35/10 kV Sharri (Dragash) do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Restelica (kodi: 30036002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: fshatrat: Glloboçicë, Krushevë, Kukjan, Lubovishtë, Mlikë, Orqushë, Restelicë, Vranishtë dhe Zlipotok.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).