Murati: Deficiti buxhetor u zvogëlua në rekord historik – është qepur thesi

0
160

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se deficiti buxhetor është zvogëluar në vetëm -46.1 milionë euro.

Murati tha se ky është një rekord historik, teksa shtoi se financat publike janë kthyer në binarë.

“Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”, tha Murati, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Murati përmes një grafikoni ka bërë të ditur se deficiti buxhetar në vitin 2018 ishte -177.2 milionë euro, në vitin 2019 ishte 205.3 milionë euro, në vitin 2020 ishte deficiti tejet i madh me 512.7 milionë euro, ndërsa deficiti buxhetor ra në vitin 2021 në 104 milionë euro.

Leave a Reply