Motra e vëllai bëhen llom, dërgohen në mbajtje

0
238
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje janë rrahur me njëri-tjetrin.

Të dyshuarit, vëlla e motër (njëri 31 e tjetri 34-vjeç) janë përleshur pas një zënke që filloi rreth orëve të mbrëmjes në shtëpinë e tyre në rrugën “Shaban Shala”.

Burime e Sinjalit kanë njoftuar se pas denoncimit të rastit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të dyshuarit për dhunë në familje.

Pas intervistimit, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që të njëjtit të dërgohen në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë./GazetaSinjali/

Leave a Reply