Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të lejuara për tregtimin e derivateve të naftës në Kosovë, të cilat do të vlejnë për dy ditët e ardhshme.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është caktuar në 1.61 euro për litër, benzina në 1.53 euro për litër, ndërsa gazi në 0.75 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për të dielën dhe të hënën, duke u zbatuar në të gjitha pikat e furnizimit me derivate në vend.
Autoritetet kanë bërë të ditur se këto çmime rregullohen në bazë të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe monitorohen vazhdimisht për të shmangur abuzimet në tregun vendor.














































