Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale që do të zbatohen në barnatoret në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit, kjo masë synon mbrojtjen e qytetarëve, duke mundësuar çmime më të përballueshme për barnat dhe duke krijuar një treg më të rregullt, transparent dhe të drejtë.
Me hyrjen në fuqi të listës së re, barnatoret në Republikën e Kosovës obligohen të zbatojnë çmime të unifikuara për produktet medicinale. Kjo nënkupton se qytetarët pritet të përballen me të njëjtat çmime të barnave, pavarësisht qytetit apo barnatores ku i blejnë ato.
Publikimi i listës konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kontrollit në tregun farmaceutik dhe forcimit të mbrojtjes së konsumatorit në vend./04 Online
Klikoni në link:















































