Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia

0
47

Kreu  i njësisë për operacione speciale, Milorad Ulemek “Legija” është një prej të dyshuarve të identifikuar për sulmin ndaj familjes Jashari.

Prokurori Special, Valdet Gashi, ka thënë se ka qenë kërkesë special e tij që të sulmohej shtëpia e Jasharajve.

“Janë persona që kanë menaxhuar në struktura të caktuara. Pjesa me ë rëndësishme dhe sfida ka qenë identifikimi i njësive”, ka deklaruar Gahi.

Ai ka treguar edhe kush ka qenë i përfshirë në sulm.

“Departamenti i Sigurisë publike ka qenë i inkuadruar në këtë aksion. Ministria e Brendshme, sigurimi shtetëror, dhe në kuadër të sigurimit shtetëror ka qenë edhe njësia për operacione speciale e Serbisë. Këtë s’deshta ta them, e këtë e ka udhëhequr Legija. Ka pasur për detyrë dhe më kërkesë të tij speciale që të sulmohet shtëpia e Shaban Jasharit. Kështu edhe ka ndodhur në terren”, ka thënë Gashi./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here