Milani nuk heq dorë nga Sanches

0
271

Kampioni i Italisë, Milan nuk heq dorë nga Renato Sanches.

Pas dështimit për transferimin e Sven Botman, njëjtë nuk duan ta pësojnë edhe me portugezin.

Sanches gjithashtu ishte afër të transferohej në ‘San Siro’, por interesimi i Paris Saint Germain drejt tij ndikoi që gjërat të ndryshojnë.

Pavarësisht kësaj, sipas ‘Football-italia’, edhe pse thuhet se ka mbetur vetëm zyrtarizimi i lojtarit te PSG, Milani nuk mendon të heq dorë nga ai, megjithëse kjo mund të ndryshojë nëse gjigantët francezë bëjnë një lëvizje konkrete, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse e ardhmja e Renatos do të jetë në ‘San Siro’, apo në ‘Parc des Princes’.

Leave a Reply