“Mes gruas dhe dashnores”/ Policja e Elbasanit “provokon” sërish: Ti je e lindur për të qenë dëshira e një burri

0
335

Efektivja e policisë Anisa Kostani, duket se ka marrë veten nga aksidenti që pësoi disa muaj më parë dhe është rikthyer në showbizin shqiptar.

“Mes gruas dhe dashnores: Ti je lindur për të qenë dëshira e një burri”, ka shkruar Kostani në një story në Instagram, teksa e ka shoqëruar me foton e tre librave.

Librat e postuar në rrjetin social janë: “Buzëqeshja që më mori jetën”, “Mes Gruas dhe Dashnores” dhe “Grua e fortë”, të cilët shoqërohen me pyetjen nga efektivja e policisë “Nga t’ia nis?”.

Ajo që bie në sy është fakti se librat kanë tituj mjaft provokues dhe nuk dihet se çfarë mesazhi ka nënkomisarja.

Kujtojmë që Kostani u përfshi në një aksident në Tiranë gjatë muajit janar, kur ishte pasagjere në një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga Ravier Durra.

Ky i fundit e drejtonte mjetin pa patentë dhe u përplas me një tjetër automjet tip “BMW” që drejtohej nga Kristofor Duka. Nga goditja, mjeti u përplas dhe me trafik ndarësen.

Leave a Reply