Mëngjes me ngrica, gjatë ditës intervale me diell

0
98

Kushte të motit të qëndrueshëm mbesin edhe ditën e enjtë, me intervale më të gjata me diell. Do të ketë edhe vranësira të pakta kalimtare, që vijnë duke u shtuar më vonë në mbrëmje.

Në mëngjes ngrica, me temperaturat minimale deri në -3C e -6C. Ditën butë, temperatura maksimale deri në 8C e 10C.

Të premten kalojnë më shumë vransira ditën e premtë, që mund të shoqërohen me riga lokale shiu, apo edhe fjolla bore viseve kodrinoro-malore. Temperaturat maksimale zbresin në 5C e 6C.

Vranësira mbesin ditën e shtunë, kryesisht nga pjesë lindore të vendit, me minimale deri në -4C. Nga dita e diel më shumë intervale me diell dhe më butë. Temperaturat në rritje, deri në 12C e 14C, të hënën, njofton Prishtina Weather.

Leave a Reply