Me një ceremoni solemne, u mbyll sot manifestimi “Java e Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

0
190

Me një ceremoni solemne, u mbyll sot manifestimi “Java e Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Amfiteatrin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, ku u nderua jeta dhe vepra e heroit të kombit Remzi Ademaj, që u flijua për çlirimin e Kosovës, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Me këtë rast, Drejtoresha e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, shprehu mirënjohje për të gjithë nxënësit ku gjatë tërë javës zhvilluan aktivitete të konceptuara në frymë të garave të diturisë në shumë disiplina, përmes krijimeve të tyre në poezi, pikturë, muzikë, veshje tradicionale, valle dhe në aktivitete sportive ku dëshmuan krenarinë ndaj atyre që dhanë më të shtrenjtën për lirinë, duke përcjellë e ngritur vlerat në dije, për një qytetari demokratike në sjellje me respekt të lartë për figurën tonë historike të komandant Petritit – Remzi Ademajt.

DKA-ja, do të vazhdojë ta promovoj këtë frymë garuese pozitive nëpër shkollat e Komunës së Prizrenit me qëllim nxitjen dhe motivimin për arritje të rezultateve më të mira në arsim krahas vlerave tona shoqërore e kombëtare.

Lavdi Komandant Petritit – Remzi Ademaj dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për Liri!”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply