“Me mua është tjetër lojë”, Fury reagon pasi Joshua e nokautoi kamerunasin Ngannou

0
186

Britaniku Tyson Fury ka reaguar pasi bashkëvendasi i tij Anthony Joshua e mposhti me nokaut shkatërrues kamerunasin Francis Ngannou në Riad të Arabisë Saudite.

Fury, i cili ka dy ndeshje me Oleksandr Usyk të planifikuar për titujt e padiskutueshëm të peshave të rënda, lavdëroi Joshuan për fitoren e tij mbresëlënëse.

Por Fury tha se me të është lojë tjetër.

“Jam i sigurt që Oleksandr Usyk do të ketë diçka për të thënë për këtë. Unë pata një paraqitje të mirë kundër Ngannou. AJ bëri paraqitje absolutisht fantastike dhe e flaku atë me dorën e djathtë. Nëse ai më kërkon të ndeshem pasi unë të mund dy herë Usyk, atëherë do të jetë një lojë ndryshe”, ka thënë Fury për DAZN.

Meçi fillimisht u parashikua për më 17 shkurt, por një prerje e pësuar nga Fury në garë çoi në shtyrjen e tij. Lufta është riorganizuar për 18 maj, dhe do të zhvillohet pikërisht në Kingdom Arena.

Leave a Reply