Mbështetësit e Trump krijojnë imazhe të rreme nga “AI” të personave me ngjyrë, për t’i inkurajuar të votojnë republikanët

0
117

Mbështetësit e Donald Trump kanë krijuar dhe shpërndarë imazhe të rreme të votuesve me ngjyrë të krijuar nga AI për të inkurajuar afrikano-amerikanët të votojnë republikanët.

BBC Panorama zbuloi dhjetëra depfake që portretizonin njerëzit me ngjyrë si përkrahës të ish-presidentit.

Trump u ka bërë ballë hapur votuesve zezakë, të cilët ishin çelësi për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.

Por nuk ka asnjë provë që lidh drejtpërdrejt këto imazhe me fushatën e zotit Trump.

Bashkëthemeluesi i Black Voters Matter, një grup që inkurajon zezakët të votojnë, tha se imazhet e manipuluara po nxisin një “narrativë strategjike” të krijuar për të treguar zotin Trump si popullor në komunitetin me ngjyrë.

Një krijues i njërës prej imazheve i tha BBC-së: “Nuk po pretendoj se është e saktë”.

Imazhet e rreme të mbështetësve zezakë të Trump, të krijuara nga inteligjenca artificiale (AI), janë një nga tendencat e shfaqura të dezinformimit përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor.

Ndryshe nga viti 2016, kur kishte prova të fushatave të ndikimit të huaj, imazhet e krijuara nga AI të gjetura nga BBC duket se janë bërë dhe shpërndarë nga vetë votuesit amerikanë.

Njëri prej tyre ishte Mark Kaye dhe ekipi i tij në një radio konservatore në Florida.

Ata krijuan një imazh të Trump duke buzëqeshur me krahët e tij rreth një grupi femrash me ngjyrë në një festë dhe e shpërndanë atë në Facebook, ku Kaye ka më shumë se një milion ndjekës.

Leave a Reply