“Mbappe nuk vjen”, Florentino shtang futbollistët në dhomat e zhveshjes!

0
260

Kylian Mbappe do të rinovojë me PSG, edhe pse të gjithë prisnin që sulmuesi të ndryshonte ekip dhe të vishte fanellën e Real Madrid.

Nëna e tij një ditë më parë tha se kanë rënë dakord me të dyja klubet dhe kampioni i botës duhet të vendosë se ku do ta vijojë karrierën.

Gazetari i njohur, Guillem Balague, shkruan në Twitter se të dyja klubet janë gati të paguajnë 150 milionë euro bonus për të firmosur.

Gjithsesi kjo është dytësore, para deklaratës: “Sapo më thanë se Florentino Perez u ka thënë futbollistëve në dhomën e zhveshjes se Mbappe nuk do të vijë”.

Pritshmëritë janë që nesër Mbappe të dalë me një komunikatë për të ardhmen e tij, për të marrë fund të gjitha thashethemet për klubin që do të përfaqësojë në vazhdim.

Leave a Reply