Man Utd e synon Leaon

0
44

Rafael Leão është një nga shumë yjet që ndodhen në listën e ngushtë të objektivave të Manchester United FC për repartin e krahut në afatin e ardhshëm kalimtar, kanë bërë të ditur burime për Football Insider.

Ylli i AC Milan pritet të jetë i disponueshëm për një çmim më të ulët se zakonisht, pasi skuadra italiane nuk arriti të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe është e gatshme ta shesë portugezin gjatë kësaj vere.

26-vjeçari po ndiqet nga disa klube të mëdha evropiane para hapjes së merkatos, megjithatë burimet theksojnë se ai nuk është aktualisht ndër “objektivat kryesore” të Manchester Unitedit.

Skuadra e drejtuar nga Michael Carrick e ka përforcimin e krahëve si një nga prioritetet kryesore për sezonin e ardhshëm, ndërsa Leão është vetëm një nga emrat e shumtë që po shqyrtohen nga drejtuesit e klubit.

Planet e transferimeve të Manchester Unitedit përfshijnë gjithashtu ndryshime të mëdha në mesfushë, ndërsa në listën e dëshirave për verën ndodhet edhe afrimi i një mbrojtësi të majtë të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here