Lumenjtë po thahen nga moti ekstrem, kështu duken nga hapësira (FOTO)

0
347

Mungesa e shiut dhe valët e të nxehtit po thajnë lumenjtë në ShBA, Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Shumë prej tyre po tkurren në gjatësi dhe gjerësi. Pjesë të shtratit të lumit që dalin mbi ujë janë bërë një pamje e zakonshme. Disa lumenj janë aq të tharë, sa janë bërë praktikisht të pakalueshëm.

Kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po nxit motin ekstrem në të gjithë globin i cili nuk po ndikon vetëm në lumenjtë, por edhe tek njerëzit që varen prej tyre.

Shumica e njerëzve në planet varen nga lumenjtë në një farë mënyre, qoftë për ujë të pijshëm, ujitje, energji apo për të transportuar mallra.

Shihni më poshtë se si duken nga hapësira gjashtë lumenj në vende të ndryshme të botës që janë tharë:

Lumi Kolorado (korrik 2000 – korrik 2022)

Lumi Yangtze (gusht 2021 dhe gusht 2022)

Lumi Rhine (gusht 2021 dhe gusht 2022)

Lumi Po (gusht 2021 dhe gusht 2022)

Lumi Loire (gusht 2021 dhe gusht 2022)

Lumi Danub (gusht 2021 dhe gusht 2022)

Leave a Reply