Luiz Ejlli rikthehet në Top Channel, zbulohet formati i emisionit të ri “Live me Luizin”

0
37

Luiz Ejlli është gati për rikthimin e tij në ekranin e Top Channel, këtë herë me një program të ri që do të mbajë titullin “Live me Luizin”.

Televizioni ka publikuar spotin e parë promovues të emisionit, të shoqëruar me mesazhin “Bëhuni gati…”, duke konfirmuar kështu se projekti po hyn në fazën përfundimtare para nisjes.

Programi do të transmetohet të premten në mbrëmje dhe pritet të jetë një nga formatet e reja kryesore të sezonit televiziv.

Vetë Luizi kishte dhënë më herët disa detaje rreth konceptit të emisionit, duke e përshkruar atë si një format të tipit “Prime Night”.

https://www.instagram.com/reel/DcTQhb4Ibr7/?utm_source=ig_web_copy_link&igsi=NTc4MTIwNjQ2YQ==

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here