Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 4”, Londrim Mekaj, ishte një nga të ftuarit në eventin e madh të Taynës në Prizren, ku reperja festoi tetë vite karrierë dhe promovoi projektin e saj të ri muzikor.
Gjatë mbrëmjes, Londrimi u ndal për mikrofonin e “Prive by Liberta Spahiu”, ku foli për Taynën, projektet e tij muzikore dhe komentet që kanë nisur rreth videoklipit të ri.
Një nga temat që mori më shumë vëmendje ishte pjesëmarrja e Dolces në videoklipin e tij, një detaj që më parë ishte përfolur në rubrikën “E vërtetë, e pavërtetë”. Zgjedhja e saj ka ngjallur kureshtje te publiku, sidomos pas raportimeve për një ftohtësi të dukshme mes Londrimit nga njëra anë dhe Elijonës e Klodit nga ana tjetër.
I pyetur pse në klip është përzgjedhur Dolce dhe jo Elijona apo Aurora, Londrimi dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke lënë të kuptohet se zgjedhja lidhet me natyrën e projektit muzikor.















































