Liria sot përballet me Gjilanin

0
152

Sot do të luhen tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni aktual Ballkani do të udhëtojë drejt Fushë Kosovës për të marrë pikët e plota nga ky takim.

Ndërsa Gjilani do t’i bëjë konak skuadrës prizrenase Lirisë, që nuk është duke kaluar në momente të mira.

Teksa Llapi do të kërkojë që të vazhdojë ecurinë pozitive ndaj Malishevës, për të qëndruar me një hap me Ballkanin për garën për titull.

Malishevasit janë në formë të hatashme duke korrur fitore në katër sfidat e fundit.

Të gjitha takimet do të zhvillohen duke filluar nga ora 13:00.

Leave a Reply