Liria fiton pikën e parë që nga nëntori

0
295

Liria e ka fituar pikën e parë pas shtatë humbjeve të njëpasnjëshme në elitën e futbollit kosovar. Pikën e fundit të fituar në Superligë, Liria e kishte në ndeshjen kundër Prishtinës në “Përparim Thaçi” në Prizren, më 11 nëntor. Ajo ndeshje ishte mbyllur 2:2.

Liria të shtunën gjatë ditës barazoi pa gola me Fushë Kosovën, në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës. Ndërkohë, Fushë Kosova që u mposht nga Feronikeli 74, Malisheva e Llapi në stinorin pranveror, kishte edhe një barazim me Gjilanin javë më parë. Fushë Kosova dhe Liria janë dy skuadrat e fundit të Superligës së Kosovës. Fushë Kosova në vendin e parafundit ka 12 pikë, ndërsa Liria ka dy pikë më pak në pozitën e fundit. Në xhiron e 23-të, Fushë Kosova e pret Dritën, kurse Liria luan në udhëtim te Prishtina./Koha

Leave a Reply