LDK insiston se Kurti duhet të japë dorëheqje, pastaj caktohet data e zgjedhje

0
141

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm i partisë ka miratuar qëndrimin e Lumir Abdixhikut dhe të kryesisë për zgjedhjet e parakohshme “kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve”, raporton Gazeta Sinjali.

“Unanimisht Këshilli i Përgjithshëm po ashtu miratoi qëndrimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku dhe të Kryesisë lidhur me zgjedhjet e parakohshme në vend, ku qëndrimi i Lidhjes Demokratike mbetet i njejtë. Kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve.”

“Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli i Përgjithshëm aprovoi kuotën e ndarjes së nominimeve për listën e deputetëve, nëpër degët e Lidhjes Demokratike. Në listën e kandidatëve për deputetë, do të jenë të gjithë kryetarët e komunave të LDK-së; kjo për arsye që e djathta të jetë sa më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me fatin e LDK-së, por fatin e Republikës dhe gjeneratave që vijnë.”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Pak më parë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një konferencë për media, tha se ka dështuar ideja për shpërndarjen e Kuvendit, si rrugë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, duke fajësuar partitë tjera opozitare, konkretisht Abdixhikun e LDK-së dhe Haradinajn e AAK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here