Ky është 27 vjeçari nga Bllaca e Suharekës që humbi jetën pasi e zuri rryma duke punuar me vinç në Pejë

0
720

Ballkani.info pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në lagjen “Dardania 3” të Pejës, ku një 27-vjeçar mbeti pa shenja jete, pasi e zuri rryma elektrike.

Siç mëson Sinjali, i ndjeri është Fatos Zekolli, nga fshati Bllacë i komunës së Suharekës.

Sipas burimeve, Zekolli ka qenë duke i vendosur disa shtylla të betonit dhe më pas njëra shtyllë i ka prekur telat e rrymës, të cilët e kanë përçuar rrymën deri te i riu, duke e lënë atë të vdekur.

I ndjeri ka qenë bashkë me vëllain e tij, i cili ka marrë lëndime trupore por ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij.

Rastin e ka konfirmuar shkurt edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se do të dalin me detaje pak më vonë.

Gashi tha se i ndjeri është dërguar në spital, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply