Kush ka kaluar Covid në 6 muajt e fundit duhet të ketë kujdes nga ky efekt anësor

0
454

Çdokush që ka kaluar Covid në gjashtë muajt e fundit mund të rrezikohet nga një efekt anësor vdekjeprurës, ka zbuluar një studim i fundit. Njerëzit që në këtë periudhë kanë kaluar Covid kanë më shumë gjasa të përjetojnë mpiksje gjaku,

Studiuesit nga Suedia zbuluan se ekziston rreziku i trombozës së venave të thella deri në tre muaj pas infeksionit dhe një mpiksje gjaku në mushkëri deri në gjashtë muaj më vonë. Ekziston gjithashtu një shans më i madh për një “hemoragji cerebrale”  dy muaj pas sëmundjes.

Kjo është dëshmi shtesë se vaksinat janë jashtëzakonisht të rëndësishme në mbrojtjen kundër komplikimeve të Covid-it, të cilat nuk ndodhin vetëm kur jeni të infektuar. Omicron, i cili është bërë dominues në gjashtë muajt e fundit, në përgjithësi shkakton një sëmundje më të lehtë, tek shumice e njerëzve që shërohen në shtëpi.

Edhe pse e kanë kaluar Covidin pa u shtruar në spital, disa njerëz sipas ekspertëve ishin në rrezik të trombozës së venave të thella dhe mbolisë pulmonare.

Shanset për të përjetuar mpiksje gjaku u zbuluan se ishin më të larta në valën e parë të pandemisë. Kjo tregon se pati përmirësime në trajtimin e virusit dhe mbulimi i gjerë më vaksina uli rrezikun për mpiksje.

Në një editorial, studiuesit  në Universitetin e Glasgoë  vëzhguan perspektivën e shumë qeverive që të heqin kufizimet dhe të zhvendosin fokusin e tyre në “të jetuarit me Covid”. Ata shtuan se ky studim “na kujton nevojën për të qëndruar vigjilentë ndaj komplikimeve që lidhen me infeksionin, përfshirë tromboembolizmin”.

Mendohet se ka një rrezik më të lartë të mpiksjes së gjakut pas infektimit me Covid për shkak të reagimit masiv inflamator që mund të ndodhë tek  disa pacientë.

Shenjat dhe simptomat e një tromboze përfshijnë:

Ënjtje, zakonisht në njërën këmbë (ose krah)

Dhimbje ose ndjeshmëri në këmbë

Çngjyrosje e lëkurës në të  kuqërremtë/blu

Këmba (ose krahu) është e ngrohtë kur e prekni

Ndërsa shenjat dhe simptomat e një emboli pulmonare përfshijnë:

Frymëmarrje e shpejtë

Dhimbje gjoksi – e mprehtë, therëse; që mund të përkeqësohet me frymëmarrje të thella

Rrahje të shpeshta të zemrës

Kollë e pashpjegueshme, ndonjëherë me mukozë me vija gjaku.

Leave a Reply