Kurti: Viti i kaluar, më i suksesshmi në historinë e shtetit tonë për të hyrat dhe rritjen ekonimike

0
134

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve në kuvend ka folur për të hyrat dhe rritjen ekonomike në Kosovë.

Ai u shpreh se viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm në historinë e shtetit tonë,

“Viti i kaluar ishte viti më i suksesshëm në historinë e shtetit tonë, sa i përketë të hyrave dhe rritjes ekonimike, ky vit me gjithë sfidat dhe krizat globale, vazhdojë trendin pozitiv dhe na mundësojë të kemi një konsolidim të financave publike”

Tutje, ai foli edhe për buxhetin e vitit 2023, për të cilin ritheksoi se do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, përcjell Klankosova.tv.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të arrijnë vlerën prej 2 miliardë e 884 milionë euroshe, me ç’rast kemi ndarë 745 milionë euro në kategorinë paga dhe meditje, 493 milionë euro në kategorinë mallëra dhe shërbime, 1 miliardë e 98 milionë euro në subvencione dhe transfere dhe 811 milionë euro në shpenzime kapitale”, u shpreh Kurti.

Leave a Reply