Kurti takohet me ambasadorin e Gjermanisë dhe Francës

0
802

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në një takim të përbashkët ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimet e djeshme në Bruksel ishin temë qendrore e diskutimit me ç ‘rast kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët me qëndrimet e mbajtura dhe propozimet e dhëna të Republikës së Kosovës përgjatë tyre.

“Ai e ritheksoi se përmes pjesëmarrjes në takime të ftuara nga ndërmjetësuesit dhe propozimeve të saj, Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe se për dallim nga Serbia, e konsideron si bazë të mirë propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se u theksua nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një dakordimi brenda orëve të mbetura nga afati shtesë prej 48 orësh, ashtu që përafrimi i djeshëm në Bruksel të rezultojë në pajtueshmëri të përbashkët./Zëri

Leave a Reply