Kurti: Serbia njeh vetëm gjuhën e presionit, trysnia nga Berlini dhe Parisi do të mund të sillte rezultate

0
116

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vazhduar kritikat për sjelljen destruktive të Serbisë në procesin e dialogut të Brukselit.

Ai ka kërkuar nga SHBA-ja dhe BE-ja që ta shtojnë presionin ndaj Serbisë, duke shtuar se Beogradi njeh vetëm gjuhën e presionit.

“Besoj se është e domosdoshme të bëhet më shumë trysni në Beograd, meqenëse Beogradi ka dëshmuar se ketë gjuhë e kupton më se miri. Serbia nuk është shtet demokratik, atje shteti bënë shumë trysni mbi popullin e vet, atje nuk pranojnë pluralizëm politik, nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe nuk sundon ligji mbi politiken, por politika mbi ligjin. Andaj, vetëm një përpjekje e përbashkët me trysni shtesë edhe nga ana e Brukseli dhe nga ana e Uashingtoni, por sidomos nga Berlini, Parisi dhe Roma do të mund të sillte rezultate. Është e domosdoshme kjo pasi që autoraktet bujarinë e kuptojnë si frikë apo si dobësi të palës tjetër”, ka thënë Kurti.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka qenë e gatshme për marrëveshjen finale me Serbinë.

“Qysh dje po te varej prej meje, por është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara, pra Millosheviqi, dhe as nga e tashmja problemtike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putnit, është Beogradi zyrtar”, është shprehur Kurti në TCH.

Më tej, Kurti ka vlerësuar se Kosova është shtet më demokratik dhe më i pavarur se Serbia.

Leave a Reply