Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në konferencë për media bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, pas zhvillimeve të fundit në dialogun me Serbinë. Ai ka goditur emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se dukej se ishte koordinuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiq dhe Lajçak reaguan “me të njëjtin mendim”, duke e shpërfillur.
“E kuptova që dokumenti i Serbisë, që synonte ta shpërfillte marrëveshjen bazike, ishte qëndruar në qëndrim të Lajçakut. Lajcaku dhe Vuciqi, duken se kanë qenë të koordinuar me një qëllim të vetëm, të bëjnë të pamundur një skenar, në të cilin marrëveshja zbatohet në plotni dhe të t’i japin jetë një skenari alternativ, ku vetëm gjysma zbatohet.”, tha Kurti.