Kurti e falënderon Escobarin për kontributin: Sukseset e Kosovës, suksese të përbashkëta me SHBA-në

0
94

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffery Hovenier, që zgjati rreth dy orë, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se Kurti në këtë takim foli për zhvillimet që kanë shënuar këta pesë muaj, duke përmendur edhe çështjen e dinarit.

Ndër të tjera, ZKM bëri të ditur se kryeministri e falënderoi Escobarin për rolin dhe kontributin e tij dhe të SHBA-së dhe tha se “sukseset e Kosovës dhe të popullit të saj janë suksese të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

“Kryeministri pati diskutim përmbajtësor të fokusuar në adresimin e shqetësimeve të përbashkëta. Ai tha se vendimi i Bankës Qendrore është vendim i një institucioni të pavarur dhe profesional. Për shkak të ndikimit të rregullores në komunitetin serb të Kosovës, qeveria ka bërë veprime për të siguruar që tranzicioni të jetë i shpejtë dhe i lehtë për qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb.

Në këtë drejtim kryeministri theksoi edhe propozimet që janë prezantuar për periudhën tranzitore dhe ofroi bashkëpunimin në adresimin e shpejtë të të gjitha shqetësimeve që bien në kompetencat e qeverisë.” – thuhet në njoftim.

Leave a Reply