Kryeministri Kurti bëri homazhe në Lubishdë të Hasit

0
105

Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve e martirëve në Lugishtë të Hasit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat dhe vendosi lule te memoriali i ngritur në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve.

Ai tha se kujtimi për ta nuk shlyhet asnjëherë e emri nuk u humbet kurrë.

Gjaku i tyre është në rrënjet e shtetit e lirisë që e gëzojme sot, theksoi kryeministri.

Së bashku me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schwarz, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ҫeku dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti vizitoi edhe kullën muze të këtij fshati.

”Sakrifica dhe beteja e banorëve të Lubizhdës së Hasit për ҫlirim të vendit është pjesë e dhimbshme dhe e lavdishme e historisë së popullit tonë”, shkroi kryeministri Kurti në librin e kujtimeve, njofton zyra për informim e kryeministrit.

Leave a Reply