Kryediplomati shqiptar viziton Kosovën, takime me krerët e shtetit

0
40

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësuesit më të lartë institucionalë të vendit.

Sipas agjendës zyrtare, në orën 10:00, Hoxha pritet të takohet me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në Kabinetin e Presidentes në Prishtinë.

Më pas, në orën 10:45, ministri shqiptar do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë.

Vizita e tij do të vijojë në orën 12:00 me takimin me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Pas takimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca dhe Hoxha pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku do të flitet për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për çështje të interesit të përbashkët në politikën e jashtme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here