Krasniqi sjell bisedën e padëgjuar më parë: Në vitin ‘97 Rugova thoshte se po bëhen zbulime të mëdha në…

0
155

Profesori universitar dhe një prej themeluesve të LDK-së, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve politike që lidhen me raportin në mes të Gjermanisë dhe Serbisë dhe vizitës së kancelarit gjerman Scholz në Beograd për shkak të litiumit.

Krasniqi ka ndarë një bisedë me ish-presidentin Ibrahim Rugova, i cili i kishte thënë se Kosova do të çlirohej meqë “Kosova është fenomen gjeologjik”. Krasniqi thotë se Rugova ia kishte përmendur disa studime për minerale të çmueshme që po bëheshin e që do ta sillnin Perëndimin në Kosovë.

Krasniqi tutje ka pyetur nëse edhe Kosova mund të ketë rezerva litiumi dhe thotë se një përgjigje duhet ta japë Akademia e Shkencave e universitetet. Profesori Krasniqi tutje thotë se të gjithë ata që e kanë konsideruar si veprim naiv dhënien e kristaleve nga Rugova për miqtë janë naiv vetë. Krasniqi në fund thotë se Rugova ka qenë vizionar.

Postimi i plotë

Ndoshta unë jam krejt i painformuar, por unë vërtet nuk e di a bëhen kërkime gjeologjike në Kosovën tonë të pavarur.

Në një bisedë miqësore në vitin 1997, presidenti Ibrahim Rugova më pati thënë se ne do të pavarësoheshim ngase Kosova është “fenomen gjeologjik.” Kur po e shikoja i hutuar, më pati sqaruar se kishte disa hulumtime që po bëheshin dhe se ato do të rezultonin me zbulime të mëdha të mineraleve të çmueshme, të cilat do ta sillnin Perëndimin këtu.

Kurrë më nuk e pata kthyer atë bisedë, meqë nuk ishte fushë e interesimeve të mia. Krejt kjo m’u kujtua tash që Serbia me zbulimin dhe eksploatimin e litiumit mund të bëhet faktor në Europë. Pyetja ime naive është: a mund të ketë litium edhe në Kosovë, nëse Kosova është siç thoshte Rugova, “fenomen gjeologjik?”

Për këtë pyetje që mund të jetë naive, përgjigje serioze do të duhej të kishin institucionet tona shkencore, që nga ASHAK, universitetet e institutet eventuale kompetente. Kam frikë se kjo mungesë informacioni elementar në rastin tim, dëshmon për një indiferencë dhe jokompetencë të frikshme të institucioneve tona shkencore. P.S. Kush mendon se ishte një sjellje naive pasioni i Rugovës që t’u jipte dhurata vizitorëve të huaj nga mineralet e Kosovës, në fakt vetë është naiv. Në fakt, ai ishte vizionar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here